Formacioni i Anglisë dhe dallimet e çuditshme me Kosovën
Anglia sot bëri publike skuadrën për ndeshjet e kualifikuese të muajit mars, në kuadër të Evropianit 2020.
Por risia e kësaj skuadre mbetet ftesa për lojtarët anglezë. Për herë të parë në këtë shekull, Anglia do të ketë në ekip 24 lojtarë vendor, ndërsa vetëm një është jashtë ishullit.
Bëhet fjalë për Jadon Sanchon, 18-vjeçari që po shkëlqen me Dortmundin.
Selektori i kombëtares së ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate ka ftuar edhe portierin që bën pjesë në Championship, Jack Butland, i cili mbron portën e Stoke City.
99 përqind e skuadrës së Anglisë është vendore, në krahasim me Kosovën, e cila ka 95 për qind lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja, raporton Periskopi.

Anglezët po mundohen të ndërtojnë një skuadër, e cila do të mbështetet totalisht në lojtarët që luajnë në Premier Ligë eventualisht në Championship.
Vlera e kombëtares së Anglisë kap shifrat rreth 1 miliardë euro, kundrejt asaj të Kosovës që kap vlerën e 36.5 milionë euro e që mbështetet kryesisht në lojtarët që luajnë në kampionatet e huaja. Pikërisht ky është njëri ndër problemet e ‘ngecjes’ së futbollit kosovarë.
Kujtojmë se Anglia dhe Kosova janë në të njëjtin grup për kualifikueset e EURO 2020, teksa ndeshja e parë do të luhet në ishull në muajin shtator. /Periskopi/



