Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Danimarkës

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Danimarkës

Kosova luan nesër me fillim nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kundër ish-kampionit të Evropës, Danimarkës. 

Para ndeshjes në konferencën për shtyp folën selektori Bernard Challandes dhe mbrojtësi Amir Rrahmani, të cilët u shprehën optimist për ndeshjen ndaj skandinavëve.

Dy mungesat e vetme për Kosovën në këtë ndeshje do të jenë Hekuran Kryeziu dhe Valon Berisha. I pari sot kreu stërvitje veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa po përpiqet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës ndaj Bullgarisë, ndërsa i dyti do të mungojë në të dyja ndeshjet, raporton Periskopi.

Periskopi ka mësuar nga gazetarët danezë të pranishëm në Kosovë se Danimarka do të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm ndaj ‘Dardanëve’, ani pse sipas trajnerit Age Hareide kjo ndeshje është thjesht testuese apo një stërvitje.

Edhe Challandes pritet të kundërpërgjigjet në të njëjtën formë, duke zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm që e posedon për ta startuar këtë ndeshje.

Dilema e vetme mbetet porta. Arijanet Muric apo Samir Ujkani? I pari është e sigurt që do luajë ndaj Bullgarisë, por nesër meqë është një miqësore balotazhi me portierin e Cremonese është i barbartë.

Formacioni i mundshëm i Kosovës (4-2-3-1): Aro Muric: Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Benjamin Kololli: Herolind Shala, Besar Halimi: Arbër Zeneli, Bersant Celina, Milot Rashica: Vedat Muriqi.     /Periskopi/

Shpërndaje në: