Formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve
Është votuar formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.
Ky komision kaloi me 118 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Nga VV-ja anëtar është deputeti Adnan Rrustemi, Përparim Gruda nga PDK, nga LDK deputeti Armend Zemaj, nga Lista Serbe Sergjan Popoviq, nga AAK-ja deputetja Albana Bytyqi, dhe deputetë nga partitë jo shumicë.
Pas kësaj Kuvendi ka shkuar në pauzë 15 minutëshe./Periskopi/



