Foto të reja nga rasti i shoferit që sulmoi me veturë turmën në Gjermani

Foto të reja nga rasti i shoferit që sulmoi me veturë turmën në Gjermani

Së paku 30 persona u lënduan, pasi një makinë u përplas për një turmë njerëzish, që po merrnin pjesë në një karneval në qytetin Folkmarsen të Gjermanisë.

Sipas informacionit të gazetës gjermane BILD.de, pati më shumë se 30 lëndime, rreth një e treta prej të cilëve ishin me lëndime të rënda.

Policia tha se shoferi i automjetit u arrestua, por nuk tregoi nëse bëhet fjalë për aksident apo rast të qëllimshëm.

Dëshmitarët i thanë ueb-faqes gjermane të lajmeve HNA se shoferi dukej se i kishte goditur qëllimisht fëmijët.

Makinat e policisë dhe auto-ambulancat nxituan në vendin e ngjarjes.

Qyteti Folkmarsen ndodhet rreth 423 kilometra në perëndim të Berlinit.

Incidenti vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë.

Ky është përshkruar si sulmi më i keq racist në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore./Periskopi/

Shpërndaje në: