Fotoreporteri dëbohet nga Egjipti

Fotoreporteri dëbohet nga Egjipti

Fotoreporteri iranian Ashkan Mehryar u dëbua nga Egjipti, ku ishte për të ndjekur Kampionatin Botëror në Basketboll (U19).

Informacionin për dëbimin e tij e ka konfirmuar edhe Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve të Sportit (AIPS).

Siç thuhet në deklaratën e Shoqatës, Mehryar ka mbërritur në Kajro për të ndjekur përfaqësuesen e Iranit e cila luan në grupin D të Kampionatit Botëror në Basketboll, por ai u ndalua në aeroport.

“Edhe pse pasporta ime ishte ishte valide dhe e rregullt, në Egjipt më morën në pyetje për disa orë. Në fund ma morën telefonin dhe më dëbuan”, ka thënë Mehraya, raporton AA.

Nga AIPS thonë se si përfundim del se dëbimi i fotoreporterit iranian ka prapavijë politike, duke theksuar se sporti dhe politika nuk duhet të përzihen.

 

Shpërndaje në: