Fqinjët zbulojnë një ‘sekret’: Si e gjetëm 19-vjeçaren të vdekur

Fqinjët zbulojnë një ‘sekret’: Si e gjetëm 19-vjeçaren të vdekur

Zbardhen dëshmitë e fqinjëve që gjetën të vdekur pas hedhjes nga kati i tete i pallatit në Fier vajzën 19-vjeçare.

Ngjarja është e veshur me mister, pasi në momentin e hedhjes në banesë ndodhej dhe bashkëjetuesi i saj. Përveç këtij fakti, çifti, sipas fqinjëve, kishte vazhdimisht konflikte. Safete Bega dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë në orën 02:10 të së premtes, në lagjen “Apollonia” të Fierit.

Sipas Policisë, Bega, e cila ishte nga fshati Perondi i Kuçovës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ende janë të paqarta arsyet që çuan të renë në këtë vendim ekstrem, por policia ka shoqëruar për ta marrë në pyetje të dashurin e saj, shtetasin Artur Çala, 38 vjeç, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë. Sipas burimeve nga hetimi, dy të rinjtë kanë pasur debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin, por jo natën që ka ndodhur ngjarja. Mësohet se çifti kishte një vit e gjysmë që jetonin bashkë, ndërsa vetëm 8 muaj që kishin marrë një shtëpi me qira në lagjen “Apollonia”. Fqinjët tregojnë se shpesh nga shtëpia e tyre dëgjoheshin sherre.

Dëshmitë e tyre kanë lënë policinë të kuptojë se ajo kishte ngarkesa dhe shpesh shoqërohej nga gjendje e rënduar psikologjike. Policia nuk përjashton edhe pista të tjera hetimi, megjithatë, sipas burimeve, edhe në momentin e mbërritjes, blutë e kanë gjetur derën e gjumit të mbyllur nga brenda. Vajza u hodh nga dritarja e dhomës së gjumit, në një apartament të ndodhur në katin e tetë. Kanë qenë fqinjët ata që i kanë ardhur në ndihmë vajzës dhe më pas kanë lajmëruar ambulancën. Por mjekët nuk kanë pasur çfarë të bëjnë pasi 19- vjeçarja kishte ndërruar jetë në vend, kjo për shkak edhe të lartësisë së konsiderueshme. /panorama

Shpërndaje në: