Franca heton ish-ministrin për lidhje me Epsteinin

Franca heton ish-ministrin për lidhje me Epsteinin

Prokurorët e krimit financiar në Francë thonë se kanë hapur një hetim paraprak ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Lang, një figurë e rëndësishme në qeveritë socialiste franceze midis viteve 1980 dhe 2000, po hetohet për dyshime për “pastrim të të ardhurave nga mashtrimi tatimor”.

Kjo vjen pas publikimit nga Departamenti i Drejtësisë i dosjeve të Epstein nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, të cilat kanë dokumentuar lidhje midis familjes Lang dhe pedofilit të ndjerë.

Lang, tani 86 vjeç, mohon të ketë bërë ndonjë shkelje i përshkroi akuzat kundër tij si “të pabaza”.

Ai tha se hetimi “do të hedhë shumë dritë mbi akuzat që po vënë në pikëpyetje nderin e tij”.

Disa orë pasi u njoftua hetimi, Lang ofroi të jepte dorëheqjen si kreu i Institutit të Botës Arabe, një organ që promovon bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis Francës dhe kombeve arabe.

Në një letër drejtuar Ministrit të Jashtëm Jean-Noel Barrot, Lang tha se do të paraqiste dorëheqjen e tij në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Ish-ministri francez, i cili përmendet pothuajse 700 herë në dosjet e Epstein, deri më tani i kishte rezistuar presionit për të dhënë dorëheqjen.

Barrot tha se e kishte pranuar ofertën për dorëheqje dhe planifikonte të fillonte procesin e kërkimit të një pasardhësi.

Ndryshe, Vajza e Lang, Caroline, 64 vjeç, është gjithashtu nën hetim në lidhje me këtë çështje.

Më herët këtë javë ajo dha dorëheqjen si kryetare e një sindikate franceze të producentëve të filmave.

Detajet nga dosjet e zbuluara nga media franceze sugjerojnë se Lang i është drejtuar Epstein për fonde ose favore në disa raste – duke përfshirë përdorimin e veturës dhe aeroplanit privat të Epstein për vete dhe familjen e tij, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi

Shpërndaje në: