Francë: Vritet polici dhe partnerja e tij, ISIS merr përgjegjësinë për rastin

Një oficer i lartë i policisë së Francës dhe partnerja e tij janë therur për vdekje mbrëmjen e së hënës në lagjen Magnanville, në periferi të Parisit.
Ngjarja ka ndodhur kur sulmuesi kishte marrë peng partneren e oficerit dhe djalin e tyre në shtëpinë e çiftit në Magnanville.
Sulmuesi është vrarë nga policia, kurse partnerja e policit është gjetur e vdekur.
Mediat ndërkomëtare raportojnë se fëmija është shpëtuar.
Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.