Francezët i kap një obsesion i çuditshëm: Bullizohen fëmijët e lindur më 2010

Francezët i kap një obsesion i çuditshëm: Bullizohen fëmijët e lindur më 2010

Zyrtarët francezë të arsimit kanë denoncuar trendin e ngacmimeve online të fëmijëve të lindur në vitin 2010.

Trendi #Anti2010 ka marrë momentum të madh gjatë muajit të kaluar për shkak të një videoje të shpërndarë në TikTok.

Postimet në sajt kanë marrë miliona shikime, me përdoruesit që janë inkurajuar që të formojnë “polici anti-2010”.

Ministri i Arsimit, Zhan-Mishell Blanke [Jean-Michel Blanquer] ka bërë thirrje që fushata e ngacmimit kibernetik “është krejt idiote dhe kundër vlerave tona”, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Kjo ka shkaktuar alarm te prindërit shkaku që targeton fëmijët 11 vjeçar derisa ata po i futen në ciklin e mesëm të ulët shkollor.

Blankeja deklaroi se çdo nxënës që qëndronte prapa këtij ngacmimi do të dënohej.

Origjinat e qarta të ngacmimit në fjalë nuk janë të qarta. /Periskopi

Shpërndaje në: