Fundjavë me shi dhe vranësira
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fundjava 14-15 shkurt 2026 do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu.
E shtunë, 14 shkurt 2026
Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 0 deri në 3°C Temperaturat maksimale: 8 deri në 12°C Era: nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6 m/s
E diel, 15 shkurt 2026
Edhe dita e diel do të jetë kryesisht e vranët. Në disa zona parashihen reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale: 1 deri në 4°C Temperaturat maksimale: 7 deri në 11°C Era: nga verilindja, me shpejtësi 1-5 m/s
Qytetarët këshillohen të kenë me vete ombrellë gjatë fundjavës dhe të kenë kujdes në komunikacion për shkak të mundësisë së rrugëve të lagështa./Periskopi/



