Fushata e Faton Pecit në muze, PZAP e gjobit me 2 mijë e 500 euro LVV-në

Fushata e Faton Pecit në muze, PZAP e gjobit me 2 mijë e 500 euro LVV-në

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 2 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës zgjedhore, pas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës.

Në arsyetimin e dënimit, PZAP-ja tha se ka gjetur se më 16 shtator, kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka realizuar fotografi në hapësirat e brendshme të Muzeut të Qytetit të Mitrovicës në kundërshtim me dispozitat ligjore zgjedhore, duke shfrytëzuar burimet dhe institucionet publike shtetërore për qëllime elektorale.

“Paneli pasi që shqyrtoi pretendimet ankimore dhe përgjigjen në ankesë, ka gjetur se postimi i fotove është ende aktiv në llogarinë në Facebook të kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e subjektit politik VV, Faton Peci, dhe ka vërtetuar se fushata është bërë në hapësirat e brendshme të Muzeut të Qytetit në Mitrovicë”.

Shpërndaje në: