Fushë-Kosovë: Një e mitur raporton të jetë abuzuar seksualisht

Fushë-Kosovë: Një e mitur raporton të jetë abuzuar seksualisht

Një vajzë e mitur ka raportuar se është abuzuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Fushë Kosovë 10.12.2025-10:30. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se ishte abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, raportohet po ashtu se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Dhunim”. /Periskopi/

Shpërndaje në: