Futbolli në Shqipëri dallon nga gjithçka tjetër: Futbollistët japin deklarata pas pjesës së parë

Futbolli në Shqipëri dallon nga gjithçka tjetër: Futbollistët japin deklarata pas pjesës së parë

Pjesa e parë e derbit të flaktë mes Partizanit dhe Tiranës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

Ishte një start elektrizues, me Tiranën që kaloi në epërsi qysh në minutën e 8-të, por Partizani barazoi vetëm dy minuta më vonë, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, ajo që është tejet e pazakontë është se futbollistët dhanë deklarata me të përfunduar pjesa e parë, gjë që është shumë e pazakontë për futbollin evropian.

Në mënyrë që lojtarët të mbeten të fokusuar maksimalisht në lojë, ata me të përfunduar pjesa e parë futen direkt në zhveshtore për të marrë këshillat e fundit nga trajnerët.

Mirëpo, jo edhe në Kategorinë Superiore.

Me të përfunduar 45-minutëshi i parë, ylli i Partizanit, Florenc Trashi u shpreh:

“Çështë e vërteta Tirana po na vë shumë në vështirësi, nuk po dalim në lojën tonë. Goli sikur na çliroi disi, por tashmë duhet që në pjesën e dytë të bëjmë edhe më mirë për të arritur te fitorja.”

Në rregull, Florenc… shpresojmë ta kesh më lehtë në pjesën e dytë! /Periskopi.com/

Shpërndaje në: