Futbollistë të klubit shqiptar në Gjermani rrahin keq gjyqtarin serb pasi përjashtoi dy lojtarë me të kuq

Futbollistë të klubit shqiptar në Gjermani rrahin keq gjyqtarin serb pasi përjashtoi dy lojtarë me të kuq

Futbollistë të klubit shqiptarë, KF Isa Boletini Sindelfingen, që është pjesë e rangut të ulët të futbollit gjerman, kanë sulmuar gjyqtarin serb, Darko Milakovic.

Incidenti ndodhi në humbjen e skuadrës shqiptare me rezultat 4-2 nga FSV Deufringen, raporton Periskopi.

Rrahja ndodhi derisa rezultati ishte 3-2, me Milakovicin që nxiti frustrimin e futbollistëve pasi përjashtoi dy lojtarë të Isa Boletinit.

Pas përfundimit të takimit, tre lojtarë raportohet se sulmuan serbin duke i shkaktuar lëndime në këmbë.

Sipas medieve serbe, gjyqtarin pastaj e sulmuan edhe futbollistë të tjerë.

Në mbrojtje të tij dolën futbollistët e klubit Deufrungenit, të cilët e mbajtën të sigurt derisa erdhi policia. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: