Futbollistët e Interit shijojnë pushimet, rrëzohen nga skafi (Foto)
Dy futbollistët e Interit, Joao Mario dhe Eder kanë vendosur që të vozisin një skaf në brigjet italiane.

Joao Mario dhe Eder ishin së bashku me familjet e tyre, kur vendosën që të hipin bashkë në një skaf, transmeton Periskopi.
Nga shpejtësia e madhe skafi u rrotullua, duke bërë që futbollistët të përfundojnë në ujë.
Ata dhe skuadra e tyre e Interit kanë kaluar një para sezon të suksesshëm, pasi nuk kanë humbur asnjë ndeshje dhe duken të gatshëm për sezonin e ri të Serie A. /Periskopi









