Futbollistët e kombëtares bëhen bashkë edhe për kafe (Foto)
Futbollistët e kombëtares shqiptare nuk bëhen bashkë vetëm kur ka grumbullime të ekipit përfaqësues. Miqësia e tyre me njëri-tjetrin shkon edhe përtej fushës së futbollit, dhe diçka e tillë është vënë re gjatë kësaj jave teksa lojtarët kanë takuar njëri-tjetrin gjatë kohës së tyre të lirë.
Andi Lila, Ansi Agolli dhe Lorik Cana janë bërë bashkë për të kaluar pak kohë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Një takim miqësor ka ndodhur edhe në Itali mes mbrojtësve Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti.





