Futbollisti nga Kosova merr dy çmime në Malajzi (Foto)

Futbollisti nga Kosova merr dy çmime në Malajzi (Foto)

Mesfushori i mirënjohur kosovar, ka fituar mbrëmë dy çmime të rëndësishme, në ceremoninë e shpalljes së laureatëve nga Federata e Futbollit e Malajzisë.

Lojtari me prejardhje nga Vitia, u zgjodh në 11-shen më të mirë për vitin 2016, derisa fitoi edhe çmimin e lojtarit më të famshëm nga tifozët, shkruan “GazetaOlle.com”.

Liridoni gjatë këtij viti fitoi Kupën e Malajzisë me Kedahin, derisa javë më parë vazhdoi kontratën. Ai është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, por që këtë vit ende nuk ka marrë ftesën nga përzgjedhësi Albert Bunjaku.

krasniqi

Shpërndaje në: