G7 synon t’i mbrojë shtetet e varfra nga pasojat e luftës në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Shtetet e industrializuara të G7 do të trajtojnë një krizë globale ushqimore që po afrohet në diskutimet që fillojnë më 12 maj, tha Gjermania që është nikoqire, duke theksuar se vendet më të varfra duhet të mbrohen nga efektet e pushtimit rus të Ukrainës.

“Ne si demokracitë më të forta të industrializuara kemi një përgjegjësi të veçantë” për t’i ndihmuar kombet më të varfra të përballojnë kufizimet e ushqimit dhe energjisë të shkaktuar nga lufta, tha Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në nisje të takimeve.

Ministrat e Jashtëm të G7 jo vetëm që do të diskutojnë “si mund të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, por edhe se si mund të ndihmojmë njerëzit më të varfër në botë në këtë situatë”, tha Baerbock.

“Nuk ka të bëjë vetëm me grurin, por edhe me furnizimin me energji në mbarë botën”, shtoi ajo.

Para luftës, Ukraina ishte shporta e bukës në botë, duke eksportuar 4.5 milionë ton prodhime bujqësore në muaj përmes porteve të saj – 12 për qind të grurit të planetit, 15 për qind të misrit dhe gjysmës së vajit të lulediellit.

Por me portet e Odessas, Chornomorskit dhe të tjera të shkëputura nga bota nga luftanijet ruse, furnizimi mund të rrugëtojë vetëm në rrugë tokësore të mbipopulluara që janë krejtësisht joefikase.

“Kjo krizë e afërt ushqimore po përkeqësohet nga efektet globale të ndryshimeve klimatike. Dhe pikërisht ky është qëllimi i presidentit rus – të përdorë këtë krizë… për të përçarë komunitetin global”,shtoi ajo.

Gjermania aktualisht mbanë presidencën e G7.

Anëtarët e tjerë të grupit janë Kanadaja, Franca, Italia, Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Lufta në Ukrainë është vendosur të jetë tema kryesore në agjendë, me ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Moldavisë Dmytro Kuleba dhe Nicu Popescu gjithashtu në listën e të ftuarve./REL