Gabriel Escobar do ta vizitojë Kosovën, kjo është agjenda e tij

Gabriel Escobar do ta vizitojë Kosovën, kjo është agjenda e tij

Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë një turi të saj në Ballkanin Perëndimor.

Bashkë me të do të jetë edhe Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti i Shtetit amerikan, më 25 prill, Donfried do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ku do ta falënderojë për strehimin e afganëve dhe ukrainasve.

Do të inkurajojë punën për reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-të, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë. drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruar në njohjen reciproke, thuhet tutje në agjendë.

Ajo do ta fillojë vizitën në Kosovë më 25 prill, teksa do të qëndrojë deri më 29 prill në Ballkanin Perëndimor, duke vizituar Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Sipas agjendës, njëra nga temat që do të diskutojë me Serbinë do të jetë edhe dialogu me Kosovën.

Ndryshe, Ballkanin Perëndimor, gjatë javës së kaluar e vizituan edhe tre senatorë amerikanë, Chris Murphy, Thom Tilli dhe Jeanne Shaheen.

Shpërndaje në: