Gafa qesharake e FBK-së, i ndërron fytyrën basketbollistit të Rahovecit me atë të KB Yllit (FOTO)
Federata e Basketbollit të Kosovës ofron mundësinë për t’i përcjellur ndeshjet e basketbollit kosovar nëpërmjet faqes zyrtare të FIBA-së vetëm në mënyrë statistikore.
KB Rahoveci mposhti dje Don Boskon 87-71 për të kaluar në gjysmëfinale, ku e pret Ponte Prizreni, që sonte mposhti rivalin lokal Bashkimin, shkruan Periskopi.
Mirëpo, duket se zyrtarët e FBK-së janë ngutur me profilin e një lojtari.
Arian Qollaku është basketbollisti i KB Rahovecit, por në faqen zyrtare të basketbollit të Kosovës fytyra e tij është ‘zëvëndësuar’ me basketbollistin e KB Golden Eagle Ylli, Artin Gashi. Ky i fundit gjithashtu shihet me fanelën e ‘Vreshtarëve’, edhe pse kurrë nuk ka qenë pjesë e tyre.
Fotoja më poshtë shpjegon gjithçka. /Periskopi/




