Gangsteri Al Capone nuk kishte frikë nga askush, përveç një fantazme

Gangsteri Al Capone nuk kishte frikë nga askush, përveç një fantazme

Gangsteri i famshëm nuk kishte frikë nga askush, përveç një fantazme të quajtur ‘Jimmy’.

Al Capone nuk kishte frikë për asnjë gjë të gjallë – por ai kishte frikë vetëm nga një fantazmë. Gangsteri më vdekjeprurës në Amerikë kaloi vitet e mëvonshme të jetës së tij në një frikë ekstreme nga një fantazmë me emrin Jimmy.

Le të kthehemi prapa për të parë këtë histori të pabesueshme.

Origjina e Al Capone

Gangsteri u rrit një fëmijë të varfër në Brooklyn. Prindërit e tij ishin emigrantë nga Napoli. Nëntë fëmijë ishin gjithsej.

Ai e kishte lënë shkollën në moshën 14 vjeçare pasi kishte goditur në fytyrë mësuesin, raporton “Hidden-truth”, transmeton Periskopi. Në mbrojtje të tij, mësuesit në atë kohë nuk ishin tolerantë për fëmijët emigrantë dhe shpesh përdorën ndëshkimin fizik ndaj tyre. Mësuesi i Al-it e goditi atë por ai nuk përtoi për t’ia kthyer në të njejtën mënyrë.

victims

Pasi u dëbuan nga shkolla, Capone u bashkua me dy banda rruge: Rippers Brooklyn dhe Juniors Forty Thieves. Ishte fillimi i një prej karrierave më famëkeqe të krimit të të gjitha kohërave. Deri në kohën kur ai vdiq, Capone kishte fituar 100 milionë dollarë nga operacionet e tij të ndryshme të shantazhimit, të cilat përfshinin kontrabandë, prostitucion dhe lojëra të fatit.

Capone nuk u dënua asnjëherë për urdhërimin e vrasjeve, por në përgjithësi kuptohet se ai ishte ai që urdhëroi vrasjet.

Një nga djemtë që u vra atë ditë (në masakrën e Shën Valentinit) ishte James “Jimmy” Clark. Ju nuk do të gjeni shumë informata për të, por ai ishte një mafioz i rangut të ulët që punonte për Bugsin (kundërshtarin e Al Kapones).

Fatkeqësisht, ai fitoi më shumë famë kur kishte vdekur sesa kur ishte gjallë.

go to alcatraz

Capone nuk u dërgua kurrë në burg për vrasje, por për mbajtjen e një arme të fshehur. Qelia e tij në burgun e Shtetit Lindor në Filadelfia ishte jashtëzakonisht e mobiluar dhe madje e dekoruar. Të burgosurit e tjerë e dëgjuan atë duke bërtitur natën dhe madje duke biseduar me dikë.

Kur Capone u lirua, ai shpresonte se fantazma Jimmy do të qëndronte prapa. Por kudo që shkoi Kapone e ndjekte pas edhe fantazma Jimmy. Ishte çifti i çuditshëm më i vogël në botë.

Kapone dënohet përsëri por kësaj herë për evazion fiskal dhe është dërguar në burgun e Atlantas dhe më pas është transferuar në Alkatraz. Në këtë kohë ai vuante nga sifilizi.

Capone with us family

Sëmundja e tij fillimisht ia lëndon organet gjenitale. Faza e dytë është një skuqje e trupit. Pastaj sifilizi “zhduket”.

Capone vdiq në Palm Island Estate në vitin 1947 në moshën 48 vjeç. Ata që besojnë në gjëra të tilla mund të jenë të sigurtë se Jimmy ishte me të deri në fund. Ne kurrë nuk do të dimë nëse Al Kapone e kishte ndjek me të vërtetë fantazma, ose nëse ai vuajti nga halucinacione të rënda nga neurosifilisi./Periskopi/  

Shpërndaje në: