Gani Geci: Lista e Vetëvendosjes është si strajcë, ka vehabistë e t’pa fe

Gani Geci: Lista e Vetëvendosjes është si strajcë, ka vehabistë e t’pa fe

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka bërë një krahasim të çuditshëm të listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Geci ka thënë se ajo listë përmban gjithçka, teksa e ka krahasuar atë me “strajcë.

“Me pa listën e Vetëvendosjes s’po muj me thane sikur te na … A din ato strajcat që i mushshin millë, e t’kallajmojtë  e thekën e. Dhe, në një listë ku ki vehabist, ku ki t’pa fe, ne nje listë që janë tubu krejtë kjo është vetëm proletarët e përbashkuar”, ka thënë ai në T7.

Lista e Vetëvendosjes e kandidatëve për deputetë nuk është certifikuar dje nga KQZ-ja, për shkak të pjesëmarrësve të kësaj liste që kishin probleme me ligjin.

 

Shpërndaje në: