Garë e ngushtë në Podujevë: Ja me sa vota prin më shumë Ekrem Hyseni i LDK’së

Garë e ngushtë në Podujevë: Ja me sa vota prin më shumë Ekrem Hyseni i LDK’së

Pas numërimit të 99,10%të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Podujevë, Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 44,30% apo me 16.451 vota ndërkaq pas tij vije Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, me 44,00% apo me 16.338 vota, përcjell Periskopi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në Podujevë.

Hyseni dhe Bulliqi do të jenë në garë për të parin e Podujevës, edhe një herë, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve./Periskopi/

 

Shpërndaje në: