Gashi dhe Sting do ta interpretojnë në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

Gashi dhe Sting do ta interpretojnë në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

Këngëtari me prejardhje kosovare i cili karrierën muzikore po e zhvillon në ShBA, Gashi e ka bërë të ditur lajmin se do të jetë i ftuar për të performuar në shoun e njohur, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Këtë lajm Gashi e konfirmoi përmes një postimi në Instagramin e tij, me ç’rast i informoi fansat se kjo do të jetë paraqitja e tij e dytë në një prej emisioneve më të shikuara në Amerikë, dhe se kësaj radhe skenën do ta ndajë me legjendën e muzikës dhe idhullin e tij, Sting.

“Do të performoj në emisionin e Jimmy Fallonit për të dytën herë në karrierën time, por kësaj radhe me vete po e sjellë legjendën e muzikës, Sting”, kishte shkrur Gashi në mesazhin e tij.

Kënga “Mama” është pjesë e albumit të dytë të incizuar në studio të këngëtarit dhe reperit me prejardhje kosovare, me titull ”1984”. Ajo është bashkëshkruar nga Sting dhe Gashi, si dhe para tri javësh erdhi e vizuelizuar me videoklip.

Ndërkaq, gjatë një interviste të fundit për revistën “Forbes”, Gashi kishte treguar se ky bashkëpunim me idhullin e tij Sting, ishte realizuar gjatë karantinës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Shpërndaje në: