Gashi falënderon ambasadorin Hovenier: Në vend se të informohemi nga Qeveria, po na informoni ju

Gashi falënderon ambasadorin Hovenier: Në vend se të informohemi nga Qeveria, po na informoni ju

Gazteari dhe opinionisti Astrit Gashi, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Prishtinë, z.Hovenier, që po e mban të informuar qytetarin e Kosovës.

Ai thotë se megjithëse këtë do të duhej ta bënte qeveria jonë, këtë po e bën ambasada amerikane në Prishtinë.

Gashi shkruan:

Ambasadori amerikan sot na njoftoi se reciprociteti ka qene i koordinuar me miqte nderkombetar.

Lajm padyshim i mire. Falenderime ndaj Ambasadorit Hovenier, qe po e mban te informuar qytetarin e Kosoves per qeshtje te rendesishme, pune qe do duhej ta kryente qeveria jone!

Sot, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe dokuemntet e hyrje-daljeve ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.

SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për ta pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, shkroi ambasadori amerikan.

RIKUJTOJMË: Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës./Periskopi

Shpërndaje në: