Gashi – Haradinajt: Fajet i ka PDK që të bëri kryeministër – merri vendimet e duhura, ose ik

Gashi – Haradinajt: Fajet i ka PDK që të bëri kryeministër – merri vendimet e duhura, ose ik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj po fshihet pas taksës si i viktimizuar – raporton Periskopi.

Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Gashi ka shkruar se Haradinaj duhet t’i marrë vendimet e duhura shtetërore, ose të largohet nga ky post.

Sipas tij, përgjegjësinë për krejt këtë e ka PDK, pasi e ka bërë Haradinajn kryeministër.

“Kryeministri Haradinaj duhet te marre vendimet e duhura shteterore, e jo te fshihet pas takses I viktimizuar. Merr vendimet e duhura per vendin ose ik. P.s. pergjegjesine e ka PDK, qe e ka bere Kryeminister”, ka shkruar Gashi në Facebook./PERISKOPI

Shpërndaje në: