Gashi-Kurtit: Seriozisht, kush ta paska shkru këtë rezolutë? Nëse je kaq konfuz, keq ka me shku puna

Gashi-Kurtit: Seriozisht, kush ta paska shkru këtë rezolutë? Nëse je kaq konfuz, keq ka me shku puna

Arben Gashi, shef i GP të LDK’së, ka thënë se Qeveria e sjelli një rezolutë të gatshme për referendumin serb, s’po del të jetë e përbashkët, transmeton Periskopi.

‘’Seriozisht kush ta ka shkru këtë dokument të ka qit në lajthitje. Gjithsesi ne kemi disa materiale këtu për të cilat do të konsultohemi do të marrim qëndrime, e japim propozime dhe të shohim e si të veprojmë. Por këto dokumente janë në konflikt me njëra tjetrën”.

‘’ Këtu kemi një rezolutë të propozuar nga Qeveria jo të përbashkët,. Po shpresoj që nuk jeni kaq konfuz, sepse nëse jeni  kaq konfuz në qeverisje, keq ka me shku puna’’.PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: