Gashi për Muratin: Hekër qysh është e mundshme me u rrit ekonomia e me u varfëru qytetari

Gashi për Muratin: Hekër qysh është e mundshme me u rrit ekonomia e me u varfëru qytetari

Analisti Astrit Gashi, i ka reaguar ministrit në detyrë Hekuran Murati pasi ky i fundit ka thënë se “ka rritje ekonomike”.

Gashi, përmes një postimi ka pyetur Muratin se “si ka mundësi që të rritet ekonomia, e me u varfëru qytetari”.

“Nuk jon bash krejt ne terezi! Gati gjysma e qytetareve ne nje matje thone se e kane problem rritjen e cmimeve (inflacionin) ama Hekri i Qeverise ne detyre insiston se ka rritje ekonomike.

Heker, qysh eshte e mundshe me u rrit ekonomia e me u varferu qytetari, te lutem na ilumino? Nese e gjen shpjegimin e meriton Cmimin Nobel per Ekonomi, nese jo atehere ate per Marrezi!”, ka shkruar Gashi.

Murati, duke cituar disa të dhëna të ASK-së, kishte thënë se ekonomia e vendit “po vazhdon rritjen”

“Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025. ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes”./Periskopi/

Shpërndaje në: