Gashi: Votova pro Dimal Bashës, ma ka kërkuar votën – është djalë simpatik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka dhënë detaje për arsyet që e shtynë të votojë për Dimal Bashën, kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Ai tha se kjo zgjedhje kishte qenë një premtim i mëparshëm:
“Ma ka kërkuar votën dhe i kam premtuar që e votoj. Para disa muajsh. Nuk e kam ditur që del sot në votim, s’e kam pritur që del në votim. Por, i kam thënë kurdo që të qesin votën time e ke.”
Gashi gjithashtu e përshkroi Bashën si një figurë të balancuar dhe jo fort polarizuese:
“Është djalë simpatik. Nganjëherë duhet të mendojmë përtej. Nuk është shumë polarizues, i ka disa deklarata të forta nganjëherë përtej të arsyeshmes, por nuk e ka një të kaluar që e pengon ta bëjë punë.”/Periskopi/



