Gashibi LDK-së: PO e madhe dhe historike për Kosovën tonë të bekuar

Gashibi LDK-së: PO e madhe dhe historike për Kosovën tonë të bekuar

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka quajtur lajm historik pasi Asambleja Parlamentare ka votuar PRO anëtarësimit të Kosovës në KiE, shkruan Periskopi.

“PO e madhe dhe historike për Kosovën tonë të bekuar.
PO nga miqtë natyral të Republikës tonë.
PO rrugëtimit të trasuar nga Presidenti Rugova.
PO, Republika e Kosovës në KiE”, ka shkruar Gashi ndër të tjera

 

Postimi i plotë:

Urime, Kosovë!
Lajm historik për një ngjarje historike. Në Strasbourg të Francës, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u votua PËR anëtarësimin e Republikës së Kosovës në KiE.

PO e madhe dhe historike për Kosovën tonë të bekuar.
PO nga miqtë natyral të Republikës tonë.
PO rrugëtimit të trasuar nga Presidenti Rugova.
PO, Republika e Kosovës në KiE.

35 vjet më parë, Ibrahim Rugova e filloi rrugëtimin drejt lirisë, u përballëm me krimet e Serbisë, por nuk u ndalëm, dhe fituam. Fituam bashkë me miqtë e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë miqtë e Republikës së Kosovës!

Shpërndaje në: