Gati e pabesueshme por nuk ka mbetur as edhe një PS5 për shitje

Gati e pabesueshme por nuk ka mbetur as edhe një PS5 për shitje

Secili dyqan i Sony PlayStation 5 është vërshuar nga fansat, teksa secili distributor i madh ka mbetur pa konsolë.

Versioni më i ri i PlayStation u lansua për shitje më herët këtë javë në Britani, por klientët janë detyruar të porosisin online pasi nëpër dyqane nuk ekzistojnë më, transmeton Periskopi.

Konsola në distributor si GAME, Amazon, Curry PC ëorld, John Leëis dhe Argos janë shitur brenda orëve.

Duke diskutuar shitjet, shefi i Sonyt, Jim Ryan ka zbuluar se secila konsolë e PS5 e disponueshme për shitje është shitur.

”Gjithçka është shitur. Absolutisht gjithçka. Kam kaluar shumicën e vitit të kaluar që të sigurohem që të gjenerojmë mjaftueshëm prodhime me kërkesat e produktit.

”Dhe tani po kaloj më shumë kohë duke u munduar të rrisë furnizimin për të plotësuar kërkesat.”

Raportet potencojnë se 118 njësi u shitën brenda katër ditëve në Japoni.

Shpërndaje në: