Gati një javë jashtë operimit, çka po ndodh me njësinë A5 të Termocentralit “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim njësia A5 e Termocentralit Kosova A.
Sipas njoftimit, rikthimi i njësisë A5 është bërë pas sanimit të suksesshëm të rrjedhjeve të paraqitura ditë më parë, duke përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe të sigurisë për vazhdimin e operimit të rregullt.
KEK-u ka bërë të ditur se aktualisht, Termocentrali Kosova A operon me tri njësi gjeneruese aktive.
“KEK Sh.A. shpreh falënderim të veçantë për stafin teknik dhe gjithë punonjësit e Termocentralit Kosova A, për angazhimin profesional, punën e palodhshme dhe reagimin e shpejtë në adresimin e situatës teknike. Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe të përgjegjshëm, në funksion të interesit publik dhe sigurisë energjetike të vendit”, thuhet në njoftim.
Kjo njësi nuk ishte duke funksionuar nga e hëna e javës së kaluar./Periskopi/
KEK: Blloku A5 del jashtë operimit



