Gati transferimi i Shaqirit, Jurgen Klopp ia plotëson dëshirën kosovarit

Gati transferimi i Shaqirit, Jurgen Klopp ia plotëson dëshirën kosovarit

Liverpooli raportohet se është pajtuar ta lejojë largimin e Xherdan Shaqirit në parametra zero.

Mesfushori kosovar që përfaqëson Zvicrën kërkohet nga Lazio dhe Milani, transmeton Periskopi.

29-vjeçari, i cili së fundmi shkëlqeu për Zvicrën në Euro 2020, ka qenë në ‘Anfield’ prej vitit 2018, kur u transferua nga Stoke City.

Mirëpo, pavarësisht se ndihmoi skuadrën të fitonte titullin vitin e kaluar, ai pati mungesë minutazhi në fushë.

Shaqiri ka bërë vetëm 45 paraqitje për Liverpoolin në Premier League, duke shënuar shtatë gola.

Tash ‘Corriere Dello Sport’ potencon se ai ka kërkuar nga Jurgen Klopp të lejojë largimin e tij për zero euro, në mënyrë që të kalojë diku tjetër ku i jepet minutazh më i madh.

Dhe si shenjë respekti për shërbimin e tij të mirë, thuhet se dëshira e tij do të plotësohet.

Lazio është duke e udhëhequr garën për shërbimet e tij, por besohet se klubi qëndron financiarisht dobët këtë verë.

Por tash edhe Milani i është bashkuar garës për ish-lojtarin e Interit dhe Bayern Munichut. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: