Gazeta prestigjioze spanjolle zbulon fituesin e “Topit të Artë” dhe është befasi e dorës së parë

Gazeta prestigjioze spanjolle zbulon fituesin e “Topit të Artë” dhe është befasi e dorës së parë

Cristiano Ronaldo drejt triumfit për “Topin e Artë” të gjashtë në karrierë.

Kjo është profecia e prestigjiozes spanjolle “Marca”, që i bën një analizë të thellë sezonit të CR7 tek Juventusi dhe në Përfaqësuesen e Portugalisë, transmeton Periskopi.

Në bazë të opinioneve të para të mbledhura, Ronaldo duhet të jetë pranë triumfit personal, pasi vitin e kaluar Luka Modric ndërpreu dominimin 10-vjeçar të portugezit dhe Lionel Messit.

Sipas “Marcas” 34-vjeçari është një nga favoritët kryesorë bashkë me Kylian Mbappe, Sadio Mane e Virgil Van Diijk.

Vendimtar në këtë triumf të mundshëm të Ronaldos do të rezultonte rendimenti i tij me Juven, skuadër me të cilën fitoi kampionatin dhe Superkupën e Italisë.

CR7 ka mundur të shënojë në të gjitha takimet e Championsit si dhe është renditur i treti në listën e golashënuesve më të mirë të Serisë A me 21 finalizime.

Sigurisht që nuk duhet harruar suksesi në Nations League. Ronaldo udhëhoqi përfaqësuesen e tij drejt triumfit në edicionin e parë të këtij turneu.

Shpërndaje në: