Gazetari i njohur përcaktohet publikisht: Është nderë për Kryeqytetin ta ketë kryetar Daut Haradinajn

Gazetari i njohur përcaktohet publikisht: Është nderë për Kryeqytetin ta ketë kryetar Daut Haradinajn

Gazetari dhe moderatori i njohur, Ridvan Berisha ka thënë se gara për Prishtinën nuk është një betejë e rëndomtë elektorale, dhe se qeverisja me Kryeqytetin përfaqëson përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka thënë se Kryeqytetit i duhet një kryetar pernime, që është vendimmarrës e i guximshëm dhe që hap shanse zhvillimi.

“Prishtinës i duhet një kryetar pernime e jo përmahi, një kryetar që është vendimmarrës, i guximshëm dhe që hapë shanse zhvillimi për Kryeqytetin. Prishtinës nuk i kanë munguar kryetarët me referenca akademike. Kandidimi i Daut Haradinaj është nderë për Kryeqytetin, përgjegjësi e madhe për të, më së paku privilegj. Ai është një politikan i aftë për vendimmarrje duke filluar nga brengat më të imta e deri në zgjidhjet madhore për Kryeqytetin. Besoj në vullnetin e vendosur të tij politik për ta ndryshuar tablonë e Prishtinës në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: