Gazetarja e Shëndetësisë: Arben Vitia e di edhe vet që nuk i lejohet të jetë drejtor i ShSKUK-së

Gazetarja e Shëndetësisë: Arben Vitia e di edhe vet që nuk i lejohet të jetë drejtor i ShSKUK-së

Gazetarja e mirënjohur, Saranda Ramaj, që e ka mbuluar tash e një kohë të gjatë sektorin e Shëndetësisë, ka komentuar raportimin se Arben Vitia do të jetë drejtor i ri i Shërbimit Spitalor [ShSKUK].

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, znj. Ramaj ka shkruar se Arben Vitia e di edhe vet (sic) që nuk i lejohet të jetë në pozitën e lartpërmendur.

“Pra as NUK mund te behet per shkak qe nuk e lejon ligji e as NUK e besoj qe do te pranonte” – ka shkruar znj. Saranda Ramaj, përcjell Periskopi.

Një medium me emrin FrontOnline ka raportuar sot se Arben Vitia pritej të bëhej drejtor i ShSKUK-së nga burimet e saj.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti e kishte mbajtur bosh pozitën e ministrit të Shëndetësisë për një muaj e gjysmë [46 ditë] pas dorëheqjes së Arben Vitisë për të marrë pjesë në fushatën zgjedhore për kryetar të Prishtinës.

Statusi i plotë:

Arben Vitia e njeh shume mire legjislacionin per shendetesi.

Besoj qe ai e di qe nuk mund te behet drejtor i ShSKUK, por edhe duke e njohur permes punes se tij nuk e besoj qe edhe po t’i lejohej do ta pranonte kete pozite.

Pra as NUK mund te behet per shkak qe nuk e lejon ligji e as NUK e besoj qe do te pranonte

Shpërndaje në: