Gecaj i reagon Faton Pecit: Pis milet i thonë turqit, e unë bukëpërmbysës

Gecaj i reagon Faton Pecit: Pis milet i thonë turqit, e unë bukëpërmbysës

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë dalë në mbrojtje kreut të kësaj partie, Isa Mustafa, ndaj të cilit më herët reagoi këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci.

Bajram Gecaj, zyrtar i lartë i LDK-së dhe shef i kabinetit të ministrit në largim, Agim Veliu, ka thënë se kësaj qasjeje të Pecit i thuhet bukëpërmbysës.

Ai ka thënë se Peci po harron se ai dhe Vjosa Osmani mbajnë pozita të falura nga LDK dhe Isa Mustafa.

“Pis milet” i thonë turqit, e unë u them bukëpërmbysës. Peci po harron se ai dhe patronja e tij mbajnë pozita krejtësisht të falura nga Isa Mustafa e LDK!”, ka shkruar Gecaj.

Shpërndaje në: