Georgina u tregon shoqeve se si sillet me Ronaldon kur e ka afër

Georgina u tregon shoqeve se si sillet me Ronaldon kur e ka afër

Georgina Rodriguez vazhdon të marrë vëmendjen e fansave përmes postimeve të saja na rrjetet sociale.

E dashura e Cristiano Ronaldos numëron mbi 10.5 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa këto ditë ka ndarë imazhe nga pushimet e çiftit në Kroaci.

Ajo e ka publikuar një fotografi në një pozë tërheqëse, ndërsa përshkrimin e ka lidhur me partnerin e saj, të cilit i është referuar si “burrë”.

“Kur një shoqe më thotë: Është duke ardhur burri yt, sillu normalisht. Ndërsa unë:…”, ka shkruar bukuroshja duke ia bashkëngjitur fotografinë me pozën e saj.

Theksojmë që pasi u shpall kampioni i Italisë me Juventusin, Ronaldo u nis drejt Dubrovnikut për të pushuar me partneren e tij.

Shpërndaje në: