Gërvalla i injoron raportet që treguan “korrupsionin serioz” në Qeveri, thotë se Kosova është lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Gërvalla i injoron raportet që treguan “korrupsionin serioz” në Qeveri, thotë se Kosova është lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se në tre vitet e fundit, Qeveria e Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në përmirësimin e sundimit të ligjit.

Gërvalla gjatë takimit ministror të BE-së në Bruksel, tha se Qeveria e Kosovës është në krye të luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, ani pse një gjë të tillë nuk e kanë thënë raportet e fundit që dolën.

“Kemi nisur reforma ligjore të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit dhe kemi përparuar në përmirësimin e kapaciteteve të agjencive tona të sundimit të ligjit për të përballuar sfidat në terren”, deklaroi Donika Gërvalla.

Shpërndaje në: