Gervalla kapet me mediat dhe e ngushëllon Haxhi Avdylin pasi nuk u bë ministër i Shëndetësisë

Gervalla kapet me mediat dhe e ngushëllon Haxhi Avdylin pasi nuk u bë ministër i Shëndetësisë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla po thotë se nuk kanë probleme në raport me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosjes dhe se për gjithçka dakordohen me njëri-tjetrin.

Ajo ka folur lidhur me atë se a i është kërkuar shkarkimi nga pozita e ministres nga ana e Kurti, si dhe për deputetin Haxhi Avdyli, që pati shprehur dëshirën për pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

“Asnjëherë nuk ka qenë një bisedë e tillë, nuk ka të vertët asgjë në atë mes. Kemi koordinuar hapat e me tej në politikën e jashtme të vendit, bashkë me presidenten”

“Tepër, tepër, tepër, tepër, tepër rrallë ndodhë me kanë të vërteta, në disa medium joserioze. Sepse njeriu e verifikon burimin”

“Unë kam një telefon, kam një kabinet që i përgjigjen telefonatave”, ka thënë ajo, transmeton Periskopi.

Tutje ajo ngushëllo Haxhi Avdylin duke thënë se është një profesionist dhe se sipas saj do të ishte adekuat për ministër të Shëndetësisë./Periskopi/

Shpërndaje në: