Gërvalla me postim që s’kuptohet: Kosova s’ka shtyrë asgjë, vetem e kemi pauzuar pak vendimin

Gërvalla me postim që s’kuptohet: Kosova s’ka shtyrë asgjë, vetem e kemi pauzuar pak vendimin

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka shkruar në Twitter, se Qeveria e Kosovës nuk e ka shtyrë vendimin për zbatimin e reciprocitetit, por vetëm e ka pauzuar.

Ajo, nuk është pajtuar as me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka shkruar në Twitter se propozimi për shtyrje erdhi nga Bashkimi Evropian.

“Faktet mbesin fakte. Kosova u pajtua me vendimin e SHBA-ve, në linjë me BE-në. U pajtuam për një pauzë deri me 1 shtator, por vetëm nëse hiqen bllokadat. Reciprociteti do të mbetet realitet. Kosova s’ka shtyrë asgjë”, shkroi Gërvalla.

Por edhe pse thotë se u pajtua me vendimin e ShBA-ve, Gërvalla bie ndesh me atë që ka thënë ambasadori amerikan Jeff Hovenier, shkruan Periskopi.

Hovenier ka bërë të ditur se ka kërkuar nga krerët e shtetit të shtyejnë për 30 ditë vendimin e marrë së fundi për reciprocitetin me targa dhe letërnjoftime me Serbinë.

“Për t’iu thënë që duhet të shtyhet vendimi për 30 ditë reciprociteti, kjo është e rëndësishme sepse ka keqkuptime dhe dezinformata sa i përket këtij vendimi. Ne shpresojmë që do të mund të punojmë me qeverinë për të qenë të sigurt që vendimi të kuptohet. Nuk po themi që kjo të mos bëhet”, tha ai./PERISKOPI

Shpërndaje në: