Gërvalla sulmon T7 dhe analistët duke i dalë krah Krakit: Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij
Kryetarja e Listës “Guxo”, Donika Gërvalla ka reaguar pas përplasjes së ashpër të Nezir Krakit me gazetarin Parim Olluri, raporton Periskopi.
Anipse Kraki iu drejtua Ollurit me termin “zagar”, Gërvalla ka zgjedhur ta lartësojë figurën e “profesorit” duke ofenduar Televizionin T7 dhe moderatorin, Leonard Kerquki.
“Televizion rrugaç.. Moderator rrugaç. “Analist” mercenar rrugaç. Por me prof. Nezir Krakin kot e keni. As nuk mateni e as nuk ia dilni dot. Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij. Marre ju koftë!”, ka shkruar Gërvalla.
Ndryshe, Kraki dhe Olluri kanë akuzuar ashpër njëri tjetrin, deri në pikën sa u ngritën në këmbë.
Olluri i tha Krakit se “shkonpas Donikës e Pecit”, derisa Kraki e akuzoi Ollurin se është “shantazues”./Periskopi/



