GËZUAR VITI I RI 2021!
Viti i Ri 2021 mbërriti edhe në Kosovë.
Viti 2020 ishte një vit i gjatë, i lodhshëm për shumë prej nesh dhe fatkeq për disa të tjerë që kanë humbur njerëz të zemrës.
Por, një dritë e re shpresëdhënëse na bën të shohim përpara e të shpresojmë për mundësi e qëllime, sfida dhe ndryshime të reja.
Të festojmë sonte me më të dashurit tonë dhe urojmë që kjo festë të zgjasë në çdo shtëpi!
Redaksia e Periskopit ju uron Vitin e Ri 2021 duke iu dëshiruar shëndet, lumturi e mirësi në shtëpitë tuaja.
Faleminderit për besimin, vazhdojmë tutje! https://www.periskopi.com/
GËZUAR 2021!



