Gimenez: Ëndërroj Ligën Premier

Gimenez: Ëndërroj Ligën Premier

Njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë është Jose Maria Gimenez.

Qendërmbrojtësi i Atletico Madrid ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën bardh e kuq.

Por kontrata e tij me klubin spanjoll përfundon në qershor të vitit 2018.

Gimenez ka folur për televizionin shtetëror në Uruguai ku ka treguar ëndrrën e tij të madhe.

“Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të luaj në kampionatin anglez. Nuk e di nëse do të realizohet kjo ëndërr”.

“Por nëse Atletico Madrid më ofron një kontratë afatgjate unë do të isha i lumtur për të qëndruar këtu”, deklaroi Gimenez.

22-vjeçari është duke u kërkuar nga gjigantët anglez si Arsenal e Manchester United, por gjithsesi në garë për të janë edhe Inter e Juventus.

Atletico Madrid e vlerëson shumë yllin e tyre dhe ja gati një kontratë të gjatë për të. /Telegrafi/

Shpërndaje në: