Gjendet edhe një tjetër fletëvotim që nuk i përshtatet numri serik
Anëtari i ekipit numërues në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicë të Jugut ka vërejtur edhe një tjetër fletëvotim që nuk përshtat numri serik.
Këtë e bëri të ditur për media, anëtari i ekipit numërues, Bajram Fetahu, raporton EO, transmeton Periskopi.
“Shkollat janë larg njëra tjetrës. E gjeta në tavolinën time, dhe kjo është e para. Dje nuk kam qenë këtu”, tregoi shkurt ai teksa shfaqi fletëvotimet./Periskopi/




