Gjendet fajtori për rrëzimin e aeroplanit me futbollistët e Chapeconse

Gjendet fajtori për rrëzimin e aeroplanit me futbollistët e Chapeconse

Rreth një muaj një ekip i madh i ekspertëve kanë punuar në mbledhjen e dëshmive relevante për të zbardhur atë që ndodhi më 2 dhjetor në Medaljin të Kolumbisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Bolivisë, Milton Klaros, pas përfundimit të hetimit i është drejtuar publikut, përcjell lajmi.net nga mediet ndërkombëtare.

“Dëshmia është e qartë. Përgjegjësinë për aksidentin e mban kompania dhe piloti që ka drejtuar avionin”, është shprehur Klaros.

Hetuesit kolumbian po ashtu kanë raportuar se kompania ka shkelur rregullat për sasinë minimale të karburantit në aeroplan, gjë që ka quar deri në aksidentin fatal.

Shpërndaje në: