Gjendet i vdekur një 25-vjeçar në lagjen Emshir

Gjendet i vdekur një 25-vjeçar në lagjen Emshir

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë.

Ekipi i Emergjencës ka konfirmuar vdekjen e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Emergjenca kishte marrë informatën se në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ ndodhet një person i cili ishte pa ndjenja.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi i Emergjencës ka konfirmuar vdekjen e të riut, me ç’rast është ftuar edhe Policia e Kosovës.

Patrulla e Policisë është nisur për në vendin e ngjarjes, ku pritet të merren veprimet hetimore që çojnë në zbardhjen e rastit.

Shpërndaje në: