Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë-Policia jep detaje

Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë-Policia jep detaje

Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të premte në një objekt banimi në fshatin Llapçevë të Malishevës.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe po ashtu është gjetur një armë e shkurtër. Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i viktimës është dërguar në IML”, tha Krasniqi./Periskopi/

Shpërndaje në: