Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Sot, në rrugën “Rifat Krasniqi”, në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person.

Lajmin për media  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se policia dhe ekipi mjekësor i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Ai është shprehur se trupi i personit pa shenja jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje në: