Gjendet pa shenja jete një 19-vjeçar në Rahovec

Gjendet pa shenja jete një 19-vjeçar në Rahovec

 Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Pataqan i Poshtëm, Komuna e Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Sot rreth orës 08:40 min. Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm-Komuna Rahovec, viktima mashkull/kosovar lindur në vitin 2003 e kishte varë veten”, tha Elezaj.

Elezaj shtoi se patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti do të trajtohet si “Hetim i vdekjes”, tha Elezaj.

Shpërndaje në: